E enjte, 5 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Ballkani i bashkuar në BE”

Qeveria shqiptare do te ndihmojë Maqedoninë ne proceset integruese. Ne konferencën e përbashkët per shtyp me homologen maqedonase Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, tha se e ardhmja e vendeve te Ballkanit është Bashkimi Europian. Ndërsa ministrja Sheqerinska shprehu mirënjohjen e vendit te saj per përpjekjet e Shqipërisë qe Maqedonia te jete pjese e NATO-s.

 

“Faktet tregojnë se Shqipëria e Maqedonia kane bashkëpunuar qe ne vitin 1998, por dhe me kartën e Adriatikut. Edhe me nivelin aktual te bashkëpunimit ka hapësire per promovim te mëtejshëm. Ne kete kontekst diskutuam per bashkëpunimin e te gjitha llojeve te rreziqeve qe nga kërcënimet fundamentaliste, por edhe ato terroriste. Ndonëse Maqedonia nuk është bere ende pjese e NATO-s per arsye te njohura, ne i shprehim mirënjohjen Shqipërisë per përpjekjet e saj per anëtarësimin tone. Maqedonia ne NATO do te sjelle shtyse te re per stabilitetin e rajonit e kryesisht per krizen e emigranteve. Shpresojmë qe qasja jone e re do te konsiderohet nga partneret tanë dhe ne kemi nevoje per Shqipërinë dhe mbështetjen e saj”.

 

Reklamë

Dy ministret diskutuan edhe për çështje aktuale kryesisht mbi luftën kundër terrorizmit, por edhe krizën e emigranteve.

 

Më shumë video

Reklamë