E enjte, 24 Shtator 2026 Fat i Hidhur 2 Eps.) deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Balliu premtim banorëve të “Unazës së Re”: PD do t’ju dëmshpërblejë cent për cent

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu iu premtoi banorëve të Unazës së Re se PD do t’i qëndrojë kontratës për t’i dëmshpërblyer “cent për cent” me vlerën e tregut.

 

Në një prononcim për mediat, Balliu theksoi se projekti i “Unazës së Madhe” është korruptiv dhe se shembjet e ndërtesave nga IKMT nuk janë paralajmëruar.

 

Reklamë

“Ky projekt korruptiv ka shkatërruar jetën e këtyre qytetarëve me një qëllim të vetëm, ndërtimi  e kullave. Unë i rikonfirmoj banorëve se asnjë presje nuk i hiqet kontratës së PD me banorët të unazës së re, ata do të paguhen cent për cent me vlerën e tregut. PD nuk i fshihet kësaj kontrate, por do ti qëndrojë në çdo gërme të saj. Prishjet e sotme janë bërë pa asnjë letër dhe nuk kanë i kanë paralajmëruar, prandaj është krijuar edhe ky trafik. Këtij pushteti kriminal që varfëron xhepat e familjeve po i vjen fundi dhe të gjithë qytetarët që janë dhunuar do të marrin atë çfarë i takon.”

 

Mes të tjerash, ish-deputeti shtoi se banorët nuk e kanë betejën me efektivët e policisë, por me kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë