Ish deputeti i PD, Klevis Balliu thotë se kryeministri Edi Rama duhet të arrestohet për vjedhjet që po bën.

 

Në studion e “Quo Vadis” ku po diskutohet për listën e shqiptarëve të shpallur non grata nga SHBA, Balliu tha se nuk pret që Rama të futet në këtë listë.

 

“Nuk pres që Rama të shpallet non grata, por të arrestohet për vjedhjet që bën. Unë s’ hyj te ata persona që vjedhjet për inceneratorët i ka bërë Alqi Bllako dhe Rama nuk di gjë. Koka është ai, inceneratorët janë komplet krijesë e tij. Ku është inceneratori i Tiranës, më lehtë gjen Eskobarin sesa inceneratorin e Tiranës”, tha Balliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *