Subscribe

Ish-deputeti Klevis Balliu ka akuzuar qeverinë se po shkel Konventën për të Drejtat e Njeriut në lidhje me çështjen e banorëe të Unazës së Re.

 

Duke u ndalur tek tensionet e ditës së sotme, ku IKMT ka nisur punën për prishjen e 33 objekteve, Balliu tha për mediat se policia ka përdorur gaz lotsjellës në banesat që do të prishen dhe se ka nxjerrë me forcë banorët.

 

“Është hera e parë në histori që disa qytetarë të thjeshtë mbizotëruan mbi pushtetin e krimit dhe të bandave dhe politikanëve të korruptuar kundër vjedhjes së 40 milionë eurove. Edi Rama nuk ua fali kurrë dhe kjo ishte përgjigjja e tij ndaj tyre të cilët ia çorrën maskën për të treguar se kush janë Edi Rama dhe Erjon Veliaj në realitet. Edi Rama nuk ka më pushtet me të gjithë organizatën e tij të rilindjes”

 

Duke e konsideruar qëndresën e banorëve kundër qeverisë si heroike, Balliu tha se të gjithë protestuesit duhet të dekorohen pasi u përpoqën që të ndalin një aferë korruptive, sipas tij.

 

“I njoh këta banorë por është e pamundur që të përballesh me një shtet të tërë që sjell policë me armë. Këta banorë duhen dekoruar, se ju shpëtuan edhe juve gazetarëve, 40 milionë euro. Edi Rama nuk ua fali kurrë, ja ky ishte shpërblimi i tij”

 

Balliu u zotua gjithashtu se në momentin që PD do të vijë në pushtet të gjithë banorët do të dëmshpërblehen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *