E premte, 2 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Balla: Zgjedhjet nuk shtyhen, në 2021 Rama merr mandatin e tretë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla  këtë të shtunë ka qenë në Përrenjas ku ka zhvilluar një takim me mbështetësit e Partisë Socialiste.

 

Reklamë

Në këtë takim Balla shoqërohej nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, ku kanë prezantuan kandidatin socialist Nuri Belba.

 

Në fjalën e tij kreu i Grupit parlamentar socialist ka deklaruar se PS nuk e ndryshon datën e zgjedhjeve, që do të mbahen më 30 qershor. Ai shtoi se ky është detyrim kushtetues.

 

“Partia Socialiste ka marre besimin e shqiptarëve për të bërë shtet. Shteti fillon nga respektimi i Kushtetutës dhe i ligjeve nga të gjithë. Zgjedhjet me 30 Qershor janë detyrim Kushtetues. Askush nuk mund te dalë mbi Kushtetutën. Ligji jep ndërshkim shembullor për këdo që do të guxojë të cënojë zgjedhjet. Edi Rama do të marrë në vitin 2021 mandatin e tretë qeverisës”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë