E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Balla: Zgjedhjet e 25 prillit, me standardet më të mira demokratike

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socilaiste, Taulant Balla deklaroi se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë të lira dhe demokratike.

 

Reklamë

Sipas tij, kjo do të mundësohet nga marrëveshja e 5 qershorit. Ai i bëri thirrje opozitës të heqë dorë nga sulmet para zgjedhjeve.

 

 “Sot Kuvendi i Shqipërisë përmbyll gjithë legjislacionin që lidhet me marrëveshjen e 5 qershorit. Legjislacioni garanton jo vetëm zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike por do jenë zgjedhjet me standardet më të mira demokratike, manifestim i standardeve më të mira demokratike në vend. I bëj thirrje çdo partie politike që nga ky moment që hyjmë në atë 4-mujorin e procesit parazgjedhor të heqë dorë nga retorikat e panevojshme të cilat nuk i bëjnë mirë procesit zgjedhor. I bëj thirrje PD dhe LSI ta përshëndesin votimin në Kuvend të të gjithë kuadrit ligjor që lidhet me respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit se duke mos qenë në Kuvend, deputetët e kanë mbështetur. Falë marrëveshjes me opozitën parlamentare kemi mundësinë që me zgjedhjet e 25 prillit të votojnë jo vetëm për partinë, por dhe kandidatët. Është hera e parë në 30 vite që qytetarët shqiptarë nuk votojnë vetëm për partinë por dhe kandidatin.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë