Kreu i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ripërsëritur faktin se më 30 qershor do të zhvillohen zgjedhjet, ashtu si është dekretuar me ligj.

 

Ndërf të tjera në fjalën e tij Balla ka shtuar se kreu i PD-së, Basha, nuk merr pjesë, sepse ai kërkon pushtet në tavolinë.

 

“Zgjedhjet e 30 qershorit janë moment shumë i rëndësishëm për ecurinë e proceseve demokratike në vend, populli do të zgjedhë 61 kryetarët e bashkive, përshëndes 42 partitë konkurruese, në fund demokracia është i vetmi sistem ku partitë politike ftohen të konkurrojnë. Një parti që vendos të mos konkurrojë humbet funksionalitetin. Zgjedhjet do të zhvillohen arsyeja pse PD është jashtë parlamentit apo zgjedhjeve, nuk ka të bëjë me ne, por me faktin që Basha nuk dëshiron të marrë në zgjedhje se kërkon gjithmonë pushtet në tavolinë. Pushtet në tavolinë nuk ka në demokraci, ta fitojë pushtetin në një konkurrim të lirë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *