I ftuar në “Zgjedhje 2021”, Taulant Balla deklaroi se ka diskutuar me ambasadoren e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim për çështjen e shit-blerjes së votës. Sipas tij, Lëvizja Socialiste për Integrim, në vitin 2017 dy mandatet që ka marrë i ka marrë me vota të blera.

Po ashtu, ai zbardhi edhe bisedën që zhvilloi asokohe me Edmond Spahon, i cili i përçonte shqetësimin e këtij fenomeni.

“LSI-ja, dy mandate në vitin 2017 i ka marrë me vota të blera…Madje në ato zgjedhje, njeriu me të cilin kam komunikuar me shumë ka qenë drejtuesi i PD Edmond Spaho, i cili më shprehte shqetësimin që LSI po blinte vota. Ky është problem, për këtë kam diskutuar me znj.Kim. Po ju them që LSI nuk merr mandat, në këto zgjedhje në Elbasan.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *