Drejtuesi Politik i PS në Elbasan, Taulant Balla e sheh si një votë të çuar dëm votën e hedhur për Partinë Demokratike. Në një takim elektoral që pati në Librazhd, Balla deklaroi se në këtë mënyrë vetëm ndihmohet presidenti Ilir Meta t’i bëjë punët sipas planit të tij.

 

“Një gjë duhet ta dimë; të gjitha këto projekte të mëdha mund të na ngelin përgjysmë në rast se ne nuk bashkohemi kësaj radhe pa dallim sepse unë e di dhe dua të jua them shumë qartë. Sot vota për Partinë Demokratike është votë e shkuar dëm, çon ujë vetëm tek mulliri i Ilir Metës. Sot votimi për Ilir Metën është veprimi më anti-kombëtar që mund të bëjë një votues shqiptar.”

 

Taulant Balla falënderoi kryeministrin Edi Rama, falë të cilit, sipas tij, vendi ynë po ja del të mposhtë pandeminë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *