E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Balla: Vlerësojmë Vitore Tushën, “Lleshaj” lapsus i Metës

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka deklaruar se Kuvendi do të diskutojë të enjten propozimin e Vitore Tushës për kreun e KLSH.

 

Balla tha se grupi i PS, e vlerëson personalitetin e Vitore Tushës për funksionet që ka mbajtur dhe se është sukses që ajo ka kaluar vettingun.

 

Reklamë

Por krahas këtyre deklaratave Balla deklaroi se Kuvendi do të ndjekë procedurat ligjore për kandidaturën e Vitore Tushës.

 

“Me dekretin do njihemi ditën e enjte, ku sipas Kushtetutës, kryetari njofton seancën plenare dhe deri në shqyrtimin nga Komisoni përkatës do hezitoja të bëja çdo koment. Vlerësojmë personalitetin e zonjës në funksionet që ka mbajtur. Është sukses në kalimin e vettingut, meriton gjithë respektin po kini parasysh që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi merr jetë për shkak të prezencës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Do ndjekim  procedurën sipas Kushtetutës për funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. S’ do ketë as vonesa, as nxitim.”

 

Lidhur me mosdekretimin e Sandër Lleshit, Balla deklaroi se Kushtetuta është e qartë dhe se problemi u krijua pa dashje nga ana e presidentit.

 

“Kjo çështje ka pas një zgjidhje që kur është propozuar nga kryeministri. Për të tejkaluar një problem që u krijua pa dashje nga ana e presidentit sepse kushtetuta është shumë e qartë”

 

 

 

Më shumë video

Reklamë