Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla tha se viti 2020 është historik për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Ai deklaroi në “Facebook” se gjatë këtij viti pritet që të hapen negociatat, duke qenë se vendi ynë i ka kryer të gjitha detyrat.

 

“Viti 2020 është historik për Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ashtu si edhe në Këshillin Europian në Tetor të vitit të kaluar, shumica e vendeve anëtare mbështesin fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim me dy vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Komisioni Europian, i cili ka monitoruar nga afër detyrat e shtëpisë për seicilin prej vendeve, ka raportuar në Këshill dhe në Parlamentin Europian se dy vendet kanë bërë hapa kurajozë dhe se e meritojnë të kalojnë në fazën finale drejt anëtarësimit.”

 

Deklaratën Taulant Balla e bëri gjatë një takimi në Bolonja me delegatë të Kongresit që përfaqësojnë anëtarësinë e PS në Itali në Kongresin Zgjedhor të 29 Shkurtit. Pas zgjedhjeve të delegatëve në strukturat e PS në Greqi, edhe strukturat në Itali kanë përzgjedhur 29 delegatët e tyre në Kongres.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *