Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i bëri thirrje shqiptarëve që të mbështesin fort Florian Markun të enjten në mbrëmje fizikisht në “Air Albania”  në objektivin për të fituar titullin e rëndësishëm të boksit WBC Silver.

 

Balla uroi nga afër kampionin shqiptar në prag të duelit kundër meksikanit Miguel Parra Ramirez.

 

“Të enjten më 25 gusht nga ora 17:00 deri rreth orës 20:00 kur vjen ndeshja më e rëndësishme e Florian Markut unë do të ftoja cdo shqiptar që e ka zemrën në krahun e majtë dhe që është krenar për të tilla arritje të mëdha që ka bërë ky sportis i madh si Florian marku, të jetë bashkë me në në “Air Albania”. Ti japim një mbështetje Florian Markut dhe ta ngremë lart flamurin shqiptar dhe sigurisht ti urojmë kampionit fitoren më të madhe pasi bëhet fjalë për WBC Silver. Fitore Florian marku dhe ftesë për të gjithë, që të jemi të gjithë bashkë për Florianin”, u shpreh Taulant Balla në mesazhin e tij para këtij dueli të madh sportive.

 

Kampioni lushnjar i boksit  falenderoi Balla për përkrahjen dhe kërkoi mbështetjen e shqiptarëve me prezencën e tyre në stadium, drejt ëndërrës së tij për të fituar një tjetër titull me rëndësi, kësaj radhe para fansave kuqezi.

 

Aktualisht, Florian Marku mban titullin e IBF International, të fituar në muajin prill në Angli përballë vendasit  Chris Jenkins.

Leave a Reply

Your email address will not be published.