Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla pas vizitave që zhvilloi sot në xhaminë e Fierit dhe Lushnjes uroi besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

 

“Gëzuar të gjijthë besimtarëve myslimanë të Lushnjes festën e Kurban Bajramit. Është një festë shumë domethënëse në besimin Islam, ku mendoj që dy mesazhe janë më kryesore. Mesazhi i parë është ai i solidaritetit, i sakrificës dhe mbështetjes pë rata që janë më në nëvojë dhe e dyta ndoshta është një mesazh edhe për ne politikën për të kultivuar sa më shumë mirëkuptim dhe paqtim mes njëri-tjetrit, për të punuar më shumë në dobi të shqiptarëve dhe të Shqipërisë sonë.

 

Faleminderit drejtuesit të Myftinisë së Lushnjes, Gramozit me të cilin kemi një bashkëpunim të shkëlqyer dhe që duhet gjithmonë të gjejmë hapësira të tjera bashkëpunimi në dobi të qytetarëve dhe besimtarëve të Lushnjes”, deklaroi Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *