Subscribe

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka akuzuar kreun demokrat si nxitësin kryesor të dhunës opozitare në Kuvend.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se kushdo që e mbështet liderin demokrat ka si synim që të largojë vendin nga Europa.

Sipas Ballës qëllimi i vetëm i opozitës është që të nxit destabilitetin në vend.

“Do të doja nga kjo foltore ti drejtohesha personalisht Bashës si nxitësi dhe orkestruesi kryesor i dhunës opozitare sot në Kuvend. Kushdo e mbështet, thjesht vetëm se largon vendin nga Evropa dhe nxit destabilitetin në vend edhe sot teksa deputete e policë mund të goditen nga urdhrat qorre të Bashës”,

Sipas Ballës, politikanët e papërgjegjshëmm duke filluar nga vetë Basha nuk e merritojnë besimin e shqiptarëve dhe as të jenë pjesë e Kuvendit.

“Ajo që dua të ndaj me ju sot, Basha po sillet si huligan në ndeshje futbolli, dhe djegia e mandatit po jua them nuk është fare humbje për demokracinë pasi politikanë të papërgjegjshëm si puna e Bashës as nuk e meritojnë besimin e shqiptarëve dhe as të jenë në Kuvend”,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *