E martë, 10 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Balla: Të rrisim bashkëpunimin ekonomik me Italinë

Në procesin e integrimit europian, Italia mbetet një ndër mbështetëset kryesore të Shqipërisë. Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla shprehet se Italia nuk ka ndryshuar aspak qëndrim ne politiken qe ndjek me Tiranën zyrtare.

 

 “Edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Europian, Ministri i Jashtëm, por e gjithë qeveria ka luajtur një rol mbështetës. Unë jam i bindur se roli mbrojtës që Italia gjithnjë i ka bërë Shqipërisë do të mbetet i njëjti, por mbetem i mendimit se mund të gjejmë mundësi të tjera bashkëpunimi, të pa shfrytëzuara akoma deri tani. Një bashkëpunim që nuk është vetëm përmes strukturave të mëdha europiane si Projektet IPA, por duhet të gjejmë edhe mundësi të tjera”

 

Reklamë

Balla theksoi nevojën e forcimin te shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, e veçanërisht me rajonin e Pulias.

 

 “Unë i kthehem gjithmonë mundësive që ofron Shqipëria për bizneset italiane të vogla dhe të mesme. Ka mundësi shumë të mira për të zhvilluar këto biznese në Shqipëri duke bërë të njëjtat investime, por në një vend më afër i cili është vetëm pak orë distancë me target. Këtë shtator është Fiera Del Levante dhe ne duhet të rimarrim disa projekte për zhvillimin e përbashkët, pasi si për Shqipërinë ashtu edhe për Malin e Zi dhe Maqedoninë, hyrja kryesore drejt Europës është Porti i Barit, është Puglia. Për Pulian, për Italinë Porti i Durrësit është një portë e rëndësishme drejt “Korridorit 8””

 

Italia është një ndër kontributorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë që prej fillimit te ndryshimit te sistemit politik pas viteve 90.

Më shumë video

Reklamë