Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim me Presidenten e Hungarisë, Katalin Novak.

 

Balla ka vlerësuar mbështetjen e Hungarisë në procesin e hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

 

Gjithashtu Balla ka theksuar edhe rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve duke nënvizuar se është shumë i rëndësishëm intensifikimi i bashkëpunimit në sektorin ekonomik.

 

“Kënaqësi të prisnim në Kuvendin e Shqipërisë Presidenten e Hungarisë, znj. Katalin Novak. Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të 101 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona të shënuara me një trend pozitiv të marrëdhënieve dypalëshe.

 

Vlerësojmë mbështetjen e palëkundur të Hungarisë vis a vis integrimit evropian dhe hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe mbështetjes konkrete me ekspertizë në kuadrin e programeve të binjakëzimit dhe të Fondit të Ballkanit Perëndimor.

 

Marrëdhëniet e ngushta midis vendeve tona duhet të intensifikohen edhe në sektorin ekonomik, veçanërisht në rritjen e investimeve të ndërsjellta, projekteve konkrete të përbashkëta në sektorë kyç si: infrastruktura, transporti, bujqësia, turizmi, digjitalizimi dhe siguria kibernetike, energjia e rinovueshme, sistemi hekurudhor, etj.

 

Vlerësojmë prezencën e kompanive hungareze se 4IG One Albania, OTP Bank apo Wizz Air”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *