Subscribe

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ndodhet prej dy ditësh në Romë, ku është takuar me homologun e tij italian Matteo Piantedosi.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, ka bërë të ditur se çfarë është diskutuar mes dy ministrave, në një lidhje “live” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova në emisionin “7pa5”.

Barkaj tha se janë diskutuar marrëveshje për bashkëpunimin mes policisë, por edhe institucioneve të tjera ligjzbatuese.

Një pikë tjetër që është diskutuar është edhe sekuestrimi i pasurive të botës së krimit.

“Një nga pikat që është diskutuar është sekuestrimi i pasurive së botës së krimit. Balla ka përmbyllur dhe një marrëveshje duke huazuar modelin italian të sekuestrimit të pasurive që do t’i shërbejnë shtresave në nevojë. Një tjetër pikë ku është diskutuar është dhe çështja e emigrantëve, sot pritet të votohet në senatin Italian marrveshja e emigrantëve. Një tjetër diskutim ka qenë për policinë rrugore”, tha Barkaj.

Ndërkohë, brenda pak ditësh, do mblidhet në Tiranë grupi teknik për të detajuar te gjitha dakortësitë që janë arritur mes dy ministrive. Marrëveshjet mësohet se janë bërë në fushën e Krimit të Organiziar, ku së fundmi janë zhvilluar 14 operacione të përbashkëta, në fushën e qasjes së re për agjencinë së konfiskimeve te pasurive të krimit ku eksperienca italiane do të aplikohet edhe në Shqipëri. /vizionplus.tv

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *