Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndodhet në një vizitë zyrtare në Greqi.

 

Balla ka zhvilluar sot një takim me Nikitas Kaklamanis, nënkryetarin e Parë të Parlamentit Helen dhe Kryetarin e Komisionit për Çështjet Evropiane në Parlament, si dhe me Kryetaren e Grupit Parlamentar të Miqësisë Greqi- Shqipëri, Maria Kefala. Gjatë takimit ato kanë diskutuar mbi marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit edhe mes dy parlamenteve.

 

Gjithashtu Balla është shprehur edhe për agresionin rus kundër Ukrainës, ku theksoi se Shqipëria dhe Greqia kanë reaguar qartazi në dënimin e këtij agresioni dhe mbrojtjen e integritetit territoral të Ukrahinës.

 

“Konteksti gjeopolitik dhe agresioni rus kundër Ukrainës imponojnë një përshpejtim të procesit të zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria dhe Greqia kanë reaguar qartazi në dënimin e këtij agresioni dhe mbrojtjen e integritetit territoral të Ukrahinës”, shkruan Balla.

 

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

 

Takim me Nikitas Kaklamanis, Nënkryetarin e Parë të Parlamentit Helen dhe Kryetar i Komisionit për Çështjet Evropiane në Parlament, si dhe Maria Kefala, Kryetaren e Grupit Parlamentar të Miqësisë Greqi – Shqipëri

 

Marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona duhet të thellohen edhe në një nivel tjetër të bashkëpunimit mes dy parlamenteve. Konteksti gjeopolitik dhe agresioni rus kundër Ukrainës imponojnë një përshpejtim të procesit të zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria dhe Greqia kanë reaguar qartazi në dënimin e këtij agresioni dhe mbrojtjen e integritetit territoral të Ukrahinës.

 

Mbajtja e menjëhershme e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë në kushtet që vendi i ka plotësuar të gjitha kriteret e vendosura nga Bashkimi Europian është domosdoshmëri. Do të ishte një mesazh i rëndësishëm nëse Parlamenti grek do t’u kërkonte zyrtarisht parlamenteve të vendeve anëtare dhe atij europian përshpejtimin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *