Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, vijoi takimet e tij me strukturat e Policisë së Shtetit edhe këtë të premte. Balla këtë herë u ndal në Fier, ku dha udhëzimet e tij për uniformat blu. Në takimin me dyer të mbyllura, mësohet se Balla ka kërkuar nga drejtuesit e policisë që të rrisin bashkëpunimin me komunitetin dhe hallkat e tjera institucionale për të goditur paligjshmërinë, si dhe krimin e organizuar.

 

“Policia nuk qarkullon në lagje thjesht dhe vetem për të vënë gjoba, apo për tu dukur se është thjesht aty, por për të bashkëjetuar me njerëzit, mësuar prej tyre dhe mbështetur zgjidhjen e konflikteve të vogla që mund të kthehen në kusure të mëdha për të gjithë”, apeloi ministri.

 

Ministri Balla tërhoqi vëmendjen që sidomos gjatë sezonit turistik, në akset rrugore nacionale të sigurohet të kenë qarkullim mjetesh pa probleme. Që nga emërimi i tij, ministri i Brendshëm ka zhvilluar disa takimeve me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit duke kërkuar një ristrukturim nga ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *