Kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i ka cilësuar deklaratat e kryedemokratit Lulzim Bashan ë lidhje me çështjen “Babale” si një sulm i hapur ndaj prokurorisë.

 

Në një postim në Facebook, Balla duke e cilësuar si të parpanueshme shkruan se Basha me këtë sulm shënjestroi edhe njërin prej prokurorëve të dosjes së vetë.

 

“Reagimi i të pandehurit ndaj një pretence të Prokurorit është i falshëm dhe emocional kur bëhet fjalë për çështjen e tij. Por sulmi i Lulzim Bashës ndaj Prokurorisë sot është ripërsëritje ogurzezë e qëndrimit obstruktiv të PD ndaj drejtësisë. Prokuroria është e mirë kur ngre akuzë ndaj kundërshtarit dhe qenka e keqe kur akuzon ty apo anëtarin e çetës tënde?!  Sulmi i Lulzim Bashës shënjestroi edhe një nga prokurorët e dosjes ku vetë Lulzim Basha është i pandehur. Kjo është e papranueshme dhe është një presion i hapur kundër Prokurorisë, e cila ende ka në hetim Kryetarin e PD.”

 

Sipas Ballës përdorimi nga ana e Lulzim Bashës e pretencës ndaj ish-deputetit Ervin Salianji, për sulme personale ndaj Prokurorisë e zhyt Partinë Demokratike edhe më thellë në baltën ku vetë mbytet prej shumë kohësh.

 

“Lulzim Basha është i vetëdijshëm për batak-babalen ku u vetëpërfshi me dashje, bashkë me të tjerë si Ervin Salianji. Teksa vëmendja jonë është tek familjet e që prekura nga fatkeqësia që solli tërmeti dhe tek rindërtimi, ende shpresojmë se Partia Demokratike do të ndryshojë qasjen e saj ndaj drejtësisë dhe Shqipërisë sonë të përbashkët.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *