Balla-studentëve: Parlamenti mund të mblidhet në seancë, hajt të flasim

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka pohuar se Parlamenti mund të mblidhet nesër në seancë të jashtëzakonshme dhe të miratojë kërkesat e studentëve.
Në një postim në “Facebook”, Balla duke u ndalur tek thirrjet e studentëve dhe ftesa e kryeministrit Rama për dialog, shprehet se ka ardhur koha që të dyja palët të ulen dhe të mbyllin paktin për Universitetin.
Balla u kërkon studentëve që ta bëjnë këtë gjë pa humbbur kohë dhe të kthehen në shtëpi me suksesin e protestës së tyre.
“PO! Parlamenti mund te mblidhet neser me Kryeministrin dhe studentet, te cilet eshte koha te ulen e te mbyllin Paktin per Universitetin duke nisur nga miratimi i 8 pikave. Uroj qe studentet ta bejne kete pa humbur kohe dhe te kthehen ne shtepi me suksesin e protestes se tyre.”




