Subscribe

Taulant Balla deklaroi nga Ballshi se Shqiperisë i nevojitet një President normal dhe që bashkon shqiptarët.

 

Ndaj, sipas kreut të grupit parlamentar të PS, procesi për zgjedhjen e Presidentit të ri që duhet të finalizohet para datës 24 maj, do të jete transparent dhe me një standart krejt të ri për ti dhënë vendit një figurë që përfaqëson unitetin kombëtar.

 

“Procesi qe PS per hëre te pare drejton ne menyre te drejteperdrejte per zgjedhjen e Presidentit te Republikes pas shume vitesh do te jete shume transparent dhe nje proces qe do te kete nje standard per zgjedhjen e Presidentit pas kesaj radhe. Ne na duhet nje President qe te respektoj normen kushtetuese, president normal dhe mbi te gjitha nje president qe na bashkon. Nje president qe perfaqeson unitetin kombetare.  Ky do te jete nje proces qe fillon prej dites se neserme e qe do te ecim perpara. 

 

Sipas Ballës, procesi për zgjedhjen e Presidentit të ri ka disa garanci dhe disa verifikime.

 

Më herët PS, dorëzoi në vend kërkesën që séance e parë për zgjedhjen e kreut të shtetit të mbahet ne parlament në datën 4 maj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.