Subscribe

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e konsideruar sistemin zgjedhor si mjaft të mirë. Ky reagim vjen në përgjigje të partive të vogla, të cilat po tentojnë ndryshime në sistemin zgjedhor me pretendimin se aktuali i disfavorizon.

 

“Ne kemi një sistem zgjedhor shumë të mirë. Hapja e listave ishte i rëndësishëm për përfshirjen e qytetarëve. Në vlerësimin tim kemi një sistem zgjedhor të mirë. Ajo që do na duhet është përmbyllja e procesit të qytetarëve që jetojnë jashtë territorit”, tha Balla.

 

Në të njëjtën kohë, Balla shprehet se jashtë politikës duhet të mbeten të gjithë ata politikanë që kanë bashkëpunuar me Ish-Sigurimin.

 

Lidhur me këtë, mazhoranca ka iniciuar dy projektligje.

 

“Këta persona publiku t’i njohë, të paktën në Kuvendin e Shqipëri, apo kryetar të partive politike, të mos jenë. Tani s’mund të jenë më kryetarë partie, duhet të jetë një masë e përkohshme, ne ia kemi detyrim të gjitha atyre që kanë vuajtur në kurriz tmerret e atij sistemi”, tha Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *