Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar protestën e opozitës ku thekson se tashmë shqiptarët dinë ta bëjnë qartë diferencën se kush punon për ta bërë Shqipërinë pjesë të familjes europiane dhe kush janë dhunuesit përsëritës të imazhit të Shqipërisë.

 

Balla ka postuar një video në rrjetin social “Facebook”, ku shihet një burrë teksa shkatërron pronën publike pranë Kuvendit.

 

“Shqiptarët dinë ta bëjnë qartë diferencën. Kush punon për ta bërë Shqipërinë pjesë të familjes europiane???? dhe kush janë këta dhunues përsëritës të imazhit të Shqipërisë e që shquhen vetëm për të prishur gjithçka Shqipëria ndërton me mund. Gjithmonë këta do të mbahen mend si dhunues. Shikojeni këtë video domethënëse se si shkaterrohet prona publike në hyrje të Kuvendit të shqiptarëve, në parkun që mban emrin e shqiptarit të madh “Fan Noli”.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *