E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Balla: Shqipëria ka përmbushur detyrimet për negociatat

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla deklaroi se Shqipëria i ka kryer detyrat dhe se e meriton hapjen e negociatave. Në një prononcim mediatik pas konferencës “Një kontinent, një e ardhme”, Balla tha se metodologjia e re e zgjerimit do të ndihmojë që negociatat të çelen për atë që e meriton.

 

“E rëndësishme është të kuptojmë se edhe vetë Bashkimi Europian besoj tashmë e ka kuptuar se duhet ndryshuar vendimmarrja brenda institucioneve të Bashkimit Europian. Duhet të kuptojmë se ne jetojmë në një moment të rëndësishëm për vetë Bashkimin Europian dhe garantimi i një rruge të besueshme për çdo vend që aspiron për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian është në kredibilitetin e procesit. Ky proces me metodologjinë e re mendoj se ka marrë një spunto, një fillim të ri. Duhet të jetë i bazuar mbi meritën. Pra, kushdo që plotëson një kriter apo set kriteresh duhet të avancojë më para në proces. Shqipëria ka bërë një ecuri të suksesshme sa i takon përmbushjes së detyrimeve që ka pasur në rrugën e vet.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë