E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Balla: Shqipëria e Maqedonia e Veriut meritojnë çeljen e negociatave

Kreu i Grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka shprehur mirënjohje për qëndrimin e Gjermanisë sa i takon pozicionit të saj për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

 

Balla shkruan në Twitter, se Shqipëria e Maqedonia e Veriut e meritojnë hapjen e negociatave pasi kanë treguar përkushtim të fortë për reforma të forta

 

“Mirënjohës për Gjermaninë për një qëndrim kaq të qartë – në favor të fillimit të bisedimeve të pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Të dy e meritojnë këtë hap përpara pasi të dy vendet kanë treguar përkushtim të fortë për reforma të forta. Reforma në Drejtësi në Shqipëri është një model për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”

Vazhdo të lexosh

Reklamë