Kreu I grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, ka tentuar të shpjegojë rolin e kreiut të PD-së gjatë viteve të luftës në Kosovë. Gjatë shpjegimit të tij, ai është pëprlasur me analistin Vehap Kola, i cili I ka konsideruar hamendësime fjalët e Ballës.
Taulant Balla: Në vitin 1999, pozicioni-përgjegjës operacional, zyra e Tribunalit Ndërkombëtar, për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, Tiranë.
Vehap Kola: Çfarë do të thotë përgjegjës operacional?
Taulant Balla: Meqenëse pati përpjekje për të disporpocionuar deklarimet e Milaim Bellanicës. Melaimi në datën 4 Prill ka qenë në Kukës si I shpërngulur nga 23-24-25 Marsi në Krushë dhe nga Tirana, nga zyra, përgjegjësi operacional Lulzim Basha, ka shkuar në Kukës
Nga viti 2000 deri në 2004-ën, këshilltar ligjor në Misionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë UNMIK, pra dhe Basha sqaron.
Vehap Kola: E ka thënë prokurori, s’po e thoni ju për herë të parë. Ka qenë këshilltar ligjor I tij, por jo I përfshirë në hetime.
Taulant Balla: Unë nuk e kam marër rregulloren e Tribunalit Ndërkombëtar dhe buk e di përgjegjësinë e përgjegjësit operacional.
Vehap Kola: Ky është hamendësimi, ngaqë ju nuk e dini hamendësoni.





