Subscribe

Drejtuesit e lartë të Policisë, që janë të përfshirë në korrupsion apo të lidhur me bandat kriminale, nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë.

 

Ky ishte paralajmërimi i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, për kupolën e policisë. Ai nënvizoi se së shpejti hetimet e SPAK, Shërbimit Informativ dhe të vetë policisë do të japin rezultate konkrete.

 

Deklarata e Ballës u bë në një aktivitet me rastin e mbylljes së sezonit turistik.

 

TAULANT BALLA

MINISTER I BRENDSHEM

 

Procesi i vetëpastrimit do të intensifikohet. Përformanca rritet me këtë proces. Ka hyrë në një fazë të re për të hequr nga trupat e shëndoshë elementë të dëmshëm që njollosin punën e uniformave blu që shërbejnë më vendosmëri në mbrojtje të qytetarëve. Hetimet me SPAK dhe prokuroritë e tjera dhe me SHISH për punonjës të nivelit të lartë në polici të dyshuar për korrupsion apo vepra të tjera penale vijojnë dhe rezultatet do të jenë domethënëse.

 

Duke u ndalur tek operacioni “Tempulli”, Balla tha se siguria në shkolla mbetet një prioritet. Ai garantoi se Kodi Penal do të ashpërsohet, duke dënuar në maksimum ata persona që kryejnë krime në dëm të të miturve.

 

Do të forcojmë me ligj paketën e sigurisë në shkolla, duke ashpërsuar Kodin penal për të gjitha veprat penale që kryhen në shkolla apo në perimetrin e tij. Do të parashikohet si një rrethanë rënduese nëse ka dëme ndaj një të mituri. Krahas dograve tradicionale po shtohen ato sintetike, rrezik për jetën e tyre.

 

Ministri Balla premtoi se me buxhetin e ri të vitit 2024 do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagës për çdo punonjës policie si dhe do të shtohen shërbimet sociale, duke përfshirë edhe rritjen e numrit të banesave për efektivet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *