Tradhëtia ka emër, Balla: Sali Berisha takoi në Tiranë të besuarin e Vladimir Putinit, Konstantin Kosachev 37 ditë para votimit në Strasburg të Rezolutës së KiE bazuar në një raport rë sajuar

Kryetari i Grupit Parlmentar tëPartisë Socialiste Taulant Balla deklaron se tradhëtari i shqiptarëve Sali Berisha u takua me Kosachev në Tiranë 37 ditë para votimit në Strasburg të Rezolutës së Këshillit të Europës bazuar në një raport rë sajuar, mbështetur dhe sponsorizuar haptazi nga Kremlini.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla teksa ka publikuar në rrjetin social facebook të njoftimit të Kryeministrisë të datës 17 Dhjetor 2010 ku thuhe se kryeministri i asaj kohe Sali Berisha ka pritur në nje takim
në godinën e Kryeministrisë në Tiranë të besuarin e Vladimir Putinit, Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Dumës Shtetërore Ruse Kontantin Kosachev.

Gjithashtu Balla ngre disa pikëpytje mbi arsyet e Kosachev në Tiranë:

Si dhe sa e shiti Sali Berisha votën dhe heshtjen e Qeverisë shqiptare asokohe ndaj kësaj Rezolute?

Si hyri Partia Demokratike në bordoronë e Kremlinit pas këtij takimi dhe sa milionë rubla janë transferuar në llogaritë apo në interes të Sali Berishës?

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

TRADHËTIA KA EMËR!

Më 17 Dhjetor 2010, Sali Berisha është takuar në godinën e Kryeministrisë në Tiranë me të besuarin e Vladimir Putinit, Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Dumës Shtetërore Ruse Kontantin Kosachev.

Konstantin Kosachev ishte inicijuesi i mocionit për rezolutë, prej ku më pas u hartua një raport e në fund Rezoluta 1782 (2011) e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (“APKiE”) për “hetimin e pretendimeve për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”.

Sali Berisha u takua me Kosachev në Tiranë vetëm 37 ditë para votimit në Strasburg të Rezolutës së Këshillit të Europës bazuar në një raport rë sajuar, mbështetur dhe sponsorizuar haptazi nga Kremlini.

Pse erdhi në Tiranë i besuari i Putinit vetëm një muaj para votimit të Rezolutës?

Si dhe sa e shiti Sali Berisha votën dhe heshtjen e Qeverisë shqiptare asokohe ndaj kësaj Rezolute?

Si hyri Partia Demokratike në bordoronë e Kremlinit pas këtij takimi dhe sa milionë rubla janë transferuar në llogaritë apo në interes të Sali Berishës?

👇
http://arkiva.km.gov.al/index.php?fq=brenda&m=news&lid=14104&gj=gj1

https://pace.coe.int/en/members/5286

http://duma.gov.ru/news/5045/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *