Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka raportuar sot në Komisionin e e Sigurisë mbi marrëveshjen mes Italisë dhe vendit tonë për emigrantët.

 

Ai përsëriti edhe një herë që shpenzimet do të mbulohen të gjitha nga Italia dhe numri i emigrantëve që do të akomodohen njëkohësisht nuk mund të kalojë kuotën e 3 mijë personave.

 

Balla: Qendra e pritjes së refugjatëve, me shpenzimet e Italisë. Do të akomodojmë përkohësisht një pjesë të emigrantëve. Numri i emigrantëve që do akomodohen njëkohësisht nuk mund ta kalojë kuotën e 3 mijë.

 

Me këtë marrëveshje, minsitri theksoi se vendi ynë rikonfirmon edhe një herë rolin si aleat i Italisë.

 

Balla: Me këtë marrëveshje vendi ynë rikonfirmon edhe një herë rolin si aleat i Italisë dhe në adresimin e sfidave që na vijnë nga emigrimi i paligjshëm. Këshilli i Ministrave merr përsipër të vendosë përkohësisht në shërbim të qeverisë italianë të një sipërfaqeje toke publike për ndërtimin e një kampi për strehimin e emigrantëve të paligjshme. Emigrantët nuk do dalin asnjëherë jashtë zonave gjatë gjithë qëndrimin në Shqipëri, në rast se do lokalizohen do kthehen në zonë duke iu dorëzuar palës italiane që administron kampin. Të gjitha shpenzimet për ngritjen e qendrave, shpenzimet shëndetësore, shpenzimet për sigurinë do mbulohen 100 për qind nga pala italiane dhe çdo shpenzim tjetër të paparashikuar./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *