Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar se qeveria është e gtashme që dialogojë me PD, por kushtet e vendosura prej saj nuk mund të merren parasysh.

 

Në një intervistë të dhënë për Deutsche Welle, Balla akuzoi kreun demokrat se është kundër reformës në drejtësi dhe se nuk po lejon zhvillimin normal të demokracisë në Shqipëri.

 

“Ne gjithmonë kemi qenë të hapur për dialog. Besoj jemi të maturuar tashmë për të pasur një dialog pa qenë nevoja e miqve të huaj për të ardhur për të na ulur në tavolinë. Jo pa qëllim Rama në 7 letra, 6 Bashës dhe një qytetarëve demokratë për të shpjeguar arsyen dhe domosdoshmërinë që ne në këtë fazë të rëndësishme të procesit të realizimit të aspiratës historike për anëtarësim në BE të jemi bashkë. Kjo nuk ka qenë e mundur për shkak se lidershipi i PD vijon qasjen kundër reformës në drejtësi, kundër zhvillimit normal të demokracisë në Shqipëri, duke artikuluar kërkesa që në asnjë rast nuk mund të merren në konsideratë nga ana jonë.”

 

Balla ndodhet në Gjermani për të lobuar tek deputetët e parlamentit gjerman që këta të fundit të votojnë pro çeljes së negociatave.

 

Deputetët e maxhorancës gjermane, e sidomos të partisë kristdemokrate CDU kanë perceptimet të ndryshme për çështjen e çeljes së negociatave. Ndërsa qeveria gjermane ende nuk ka dalë me një opinion zyrtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *