Balla publikon videon: Ja si ndryshohet karta e Robert Bitrit nga deputetët e LSI

Kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, pas rrezimit të pretendimit të PD dhe LSI për të anulluar ligjin e Teatrit, publikoi një video për të vertetuar akuzat e bëra nga ai gjatë paradites së sotme.
Përmes një statusi në Facebook Balla shkruan se pamjet janë të qarta dhe se duken deputetët që marrin pjesë në “aksionin’ për ndryshimin e kartës, gjithashtu duket momenti kur deputeti Robert Bitri ushtron mandatin e tij për të votuar në vendvotimin e vet.
“Opozita (PD&LSI) bojkotuan sot Kuvendin me arsyetimin se ka ndodhur një gjëmë e rëndë, për shkak se deputeti Robert Bitri ka votuar në vendvotimin e tij, pa ditur se dikush tjetër prej kolegëve të tij në ish-Grupin Parlamentar (LSI), i kishte ndërruar kartën e aksesit në votim, duke i vendosur në vendvotimin e tij kartën e kolegut Vangjel Tavo.
Pavarësisht se kjo nuk ka ndikuar në rezultatin përfundimtar të votimit. Tani shikoni pamjet filmike që Sekretariati i Votimit mori në shqyrtim. Duket qartë se kush janë deputetët që marrin pjesë në “aksionin’ për ndryshimin e kartës dhe duket gjithshtu edhe momenti kur deputeti Robert Bitri ushtron mandatin e tij për të votuar në vendvotimin e vet. Më vjen keq për Profesor Panaritin që është përfshirë në këtë skenar.
Po tani ka ndonjë ndjesë publike ndaj qytetarëve për bojkotimin e punës nga deputetët e opozitës, edhe pse po ata janë fajtorë të kësaj situate?
https://www.facebook.com/b.taulant/videos/1791642980881295/




