Drejtuesi politik i qarkut të Fierit për PS, Taulant Balla, në një deklaratë për mediat ka shprehur optimizmin për rezultatin e zgjedhjve vendore të kësaj së diele në bashkitë e qarkut që ai drejton.

 

“Nuk është lajm që ne në projeksione të jemi fitues në të gjashta bashkitë e qarkut të Fierit. E para dhe mbi të gjitha shumë faleminderit popullit të mrekullueshëm të Fierit, Lushnjes, Divjakës, Patosit, Roskovecit dhe Mallakastrës, të cilët na dhanë mundësinë dhe na inkurajuan për të ecur përpara. E dyta, dua të ndaj me ju sepse jemi duke parë të dhënat e para, rezultati i Fierit dhe i Lushnjes që sapo kemi administruar është një rezultat që Partia Socialiste nuk e ka pasur asnjëherë në Fier dhe në Lushnje. Në të dyja bashkitë do të kemi një rezultat mbi 60%, po ashtu edhe në Patos dhe në Divjakë kemi një rezultat shumë të mirë. Ka qenë një garë e vështirë për arsyet që ju i keni transmetuar dhe që gjej rastin t’ju falenderoj ju si media edhe për mbulimin që i keni bërë edhe fushatës në Roskovec dhe asaj në mallakastër, ku ka pasur veprime nga ana e kandidatëve kundërshtarë, haptazi në kundërshtim me ligjin, megjithatë projeksioni ynë është fitues edhe në këto bashki. Ajo që dua të them është se ne do ta lexojmë me shumë vëmendje këtë rezultat, dhe natyrshëm ju e dini që ne të rikthehemi në 10 me 6 në Fier në 2025”, thekson ai.

 

Balla thekson se pret një rezultat shumë të mirë, ndërsa thekson se pjesëmarrja në Lushnjë ishte me trend në rritje, ndërsa e kundërta në Fier.

 

Megjithatë, ai thekson se rezultati për Fierin do të thellohet.

 

 “Unë mendoj që në Lushnje pjesëmarrja është më e lartë sesa një vit më parë, por është më e ulët sesa mesatarja ndër vite. Pjesëmarrja në Fier është po ashtu më e ulët, por ajo që dua t’ju them është se pritshmëria në votat e partisë socialiste, sido që të ishte pjesëmarrja është për një rezultat historik. Ndaj ju thash, gjithkca mbi 60%. Cdo parti politike shqetësohet për votën e saj historike dhe dua tju them që brenda kësaj pjesëmarrje ne do të konfirmojë votat tona në Fier. Këtu thjesht dhe vetëm  do të thellohet rezultati. Nuk di nëse do të shkojmë sa  Vora në Fier,  por ne pretendojmë të marrim votën tonë,  një mesatare të votës historike edhe në këto kushte pjesëmarrje. E vërteta ësthë se presim një rezultat shumtë të mirë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *