Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla,  është takuar pasditen e kësaj të premtje me strukturat e FRESSH në Elbasan.

 

Në këtë takim numri dy i PS-së ka komentuar protestën e opozitës, ku ka theksuar se Partia Demokratike dhe Lulzim Basha nuk po dalin në shesh për arsye të qeverisë, por për shkak të halleve që kreu i PD-së ka brenda partisë së tij, si edhe ngritjes së Prokurorisë Speciale Antikorrupsion.

 

“Duhet t’ua kujtojmë të gjithë njerëzve se arsyeja përse Partia Demokratike del në proteste është pikë së pari, sepse SPAK po ngrihet. Prokuroria Speciale Antikorrupsion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit janë dy institucione shumë të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit. Kur flas për korrupsionin, flas për korrupsionin e 28 viteve me radhë që nuk është ndëshkuar dhe që të jeni të sigurt që do të ndëshkohet. Po ashtu, Luli ka edhe një hall tjetër. Protestën po e bën për shkak të halleve që ka brenda partisë së vet. Ju e keni parë si vajti puna me Presidentin e Republikës para pak javësh ku presidenti doli hapur jo si President i Republikës, por si një kryetar alternativ i opozitës. Kështu që e gjithë kjo përpjekje që bën Lulëzimi për të radikalizuar marrëdhëniet e tij me mazhorancën nuk ka të bëjë fare me mazhorancën. Ne me Lulin jemi të gatshëm të komunikojmë për çështjet e rëndësishme të vendit sikurse është Reforma Zgjedhore, sikurse është rruga europiane e Shqipërisë. Luli ka hallin e vet. Ne hallin e Lulit nuk e zgjidhim dot”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *