E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Balla: Progres-raporti i PE konfirmon se Shqipëria s’ka më kushte të papërmbushura

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla reagoi pas publikimit të progres-raportit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian për Shqipërinë.

 

Reklamë

Me anë të një postimi në “Facebook”, Balla tha se në raport del në dukje që Shqipëria nuk ka më kushte për të përmbushur për negociatat.

 

“????????????????????Sapo falenderova përmes një telefonate Raporteren për Shqipërinë zonjën Isabel Santos, teksa Komiteti i Politikës së Jashtme i Parlamentit Europian miratoi në parim (vazhdon votimi i amendamenteve – online) Raportin e përgatitur nga eurodeputetja Santos, ku i kërkohet Këshillit Europian “mbajtja pa humbur kohë e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë”, duke rikonfirmuar vlerësimin shterues të Komisionit Europian se Shqipëria nuk ka më as kushte dhe asnjë detyrë të papërmbushur që të lidhet me Konferencën. Raporti do të miratohet në seancën plenare të javës së fundit të marsit.”

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë