E enjte, 8 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Balla pritet në Düsseldorf nga ministri i Brendshëm i Landit Nordrhein-Westfalen: Forcojmë bashkëpunim në fushën e sigurisë

Shqipëria do të forcojë bashkëpunimin në fushën e sigurisë publike dhe policisë me Landin Nordrhein – Westfalen (NRW).

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili u prit sot në Düsseldorf, nga Ministri i Brendshëm i Nordrhein – Westfalen, Herbert Reul, u shpreh se ka tashmë një projekt të përbashkët për t’u çuar përpara.

Reklamë

Në prag të ndeshjes së tretë të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, me Kombëtaren e Spanjës sonte në mbrëmje, ministri Balla i shprehu homologut gjerman mirënjohje për mikpritjen e ekipit kombëtar gjatë qëndrimit në këtë Kaiserau.

“Rreth 35 mijë qytetarë shqiptarë jetojnë në këtë Land dhe vlerësohet integrimi i tyre në jetën social-ekonomike”, theksoi ministri i Brendshëm Shqiptar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë