Subscribe

“Askush nuk po e pengon ngritjen e Byrosë Kombëtare te Hetimit”. Deputeti socialist Taulant Balla ka hedhur poshtë akuzat e liderit te opozitës, Basha se kryeministri, po e zvarrit qëllimisht çështjen, pasi nuk ka vullnet per ti hapur rruge hetimit te zyrtareve te larte per korrupsion. Sipas Balles, opozita duke qene se eshte kundër reformës ne drejtësi, s’ka se si te pranoje ngritjen e Byrosë se Hetimit, e cila është pjese e rëndësishme e paketës se ndryshimeve kushtetuese. Nje dite me pare, liderët e mazhorances, vendosen qe drafti i Byrosë se Hetimit te miratohet pas publikimit te rekomandimeve te Komisionit te Venecias mbi ndryshimet kushtetuese te parashikuara per reformën ne drejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.