Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi një takim me përfaqësues të lartë të ambasadës amerikane në Tiranë, të Ngarkuarin me Punë Demian Smith, David Wisner dhe përfaqësues të tjerë të Ambasadës dhe agjencive të SHBA.

 

Pas takimit të mbajtur në Ministrinë e Brendshme, Balla ka veçuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara si të një rëndësie të veçantë për autoritetet shqiptare.

 

Balla gjithashtu mori përgëzimet më të mira për detyrën nga përfaqësuesit e ambasadës së SHBA si dhe mbështetjen për një bashkëpunim sa më të ngushtë në të ardhmen.

 

“Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese të SHBA është i një rëndësie strategjike për ne. Faleminderit të Ngarkuarit me Punë të SHBA Demian Smith, David Wisner dhe përfaqësuesve të tjerë të Ambasadës dhe agjencive të SHBA për përgëzimet dhe mbështetjen”, shkruan ministri Balla në rrjetet sociale.

 

Me marrjen e detyrës, ministri Balla po vijon me një axhendë intensive takimesh me përfaqësues të vendeve partnere, si dhe ka nisur një tur takimesh në Drejtoritë e Policive Vendore në qarqe, duke nisur të martën në Shkodër e Lezhë për të zbritur në ditët në vijim në Drejtoritë e tjera në jug.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *