Balla përplaset me eurodeputetin qipriot për deklaratat e Ramës

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Kosovë, kanë shkaktuar debat në Parlamentin Europian.
Deputeti i PS, Taulant Balla ka replikuar me eurodeputetin qipriot Takis Hadjigeorgiou pasi ky i fundit I kërkoi shpjegime numrit dy të PS për deklaratat e kryeministrit Rama.
Në përgjigje të eurodeputeti qipriot, socialisti Balla u shpreh se 2025 është momenti anëtaresimit të vendeve të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Europian.
Balla në kuadër të replikës i kujtoi gjithashtu eurodeputetit qipriot që kolegia e tij Eleni Theocharous mori pjesë në ceremoninë e varrimit të një personi që qëlloi me armë mbi policinë.
Ndersa sa i takon deklaratave te Rames per Serbine, Balla perseriti qendrimin e kreut te qeverise duke theksuar se serbeet nuk duhet te perdorin dy fytyra ne lidhje me qendrimet ndaj Kosoves.
“Se pari Serbia duhet te clirohet nga komplekset e vjetra ballkanike dhe duhet te pranoje realitetin e ri te pakthyeshem dhe njohe pavaresine e Kosoves. Eshte qendrim me dy fytyra qe nga njera ane behen bisedime, nga ana tjeter Serbia lobon kunder anetaresimit ne organizata nderkombetare sic ndodhi me Interpol. Anetaresimi i Kosoves ne Interpol i ben mire luftes se perbashket kunder krimit. Nuk e di se pse nje eurodeputete qipriote (Eleni Theocharous) duhet te marre pjese ne ceremonine e varrimit te nje personi qe qelloi mbi policine. Kudo ne Europe te qellosh mbi policine eshte akt terrorist. Eshte e papranueshme per normat dhe vlerat e ketij Parlamenti qendrime dhe deklarata te tilla.”




