E premte, 6 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Balla për referendumin në Pogradec

Në takimin me strukturat e Partisë Socialiste të Pogradecit, Taulant Balla, ka kërkuar pjesëmarrje sa më të madhe në referendumin e 9 prillit. Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Rajonin Elbasan – Korçë, tha se është hera e parë që një forcë politike në Shqipëri fton anëtarësinë e saj të votojë në referendum.

“Referendumi është një hap i rëndësishëm, jo vetëm për PS, por për gjithë jetën politike në vend. Është hera e parë që një parti bën një referendum, ndërkohë që në vend vetëm Kushtetua i është nënshtruar referendumit. Ky shembull duhet të motivojë socialistët që të marrin pjesë në referendum. Të bëjmë një organizim shumë të mirë. Çdo anëtar të shprehet vetë për atë që mendon”.

Balla ka theksuar se për Partinë Socialiste nuk është i rëndësishëm rezultati, por pjesëmarrja në votimin e 9 prillit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë