E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Balla: PE rishprehu mbështetjen për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka qenë pjesë e Seancës Plenare të Parlamentit Europian, ku eurodeputetët tme shumicë votatsh kanë miratuar rezolutën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimit Europian.

 

Përmes një videomesazhi, Balla deklaron se ky është një momemt i rëndësishëm i mbështetjes që Parlamenti Europian i ka dhënë historikisht rrugës së Shqipërisë europiane.

 

Reklamë

“Parlamenti Europian rishprehu sot fuqimisht mbështetjen për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. 412 eurodeputetë nga 578 të pranishëm mbështetën Rezolutën ?? për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.”

https://www.facebook.com/b.taulant/videos/2397387183833868/

Vazhdo të lexosh

Reklamë