E hënë, 21 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Balla: PE mbështet hapjen e negociatave në qershor 2019

Parlamenti Europian ka miratuar deklaratën Përfundimtare të Komitetit të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri.

 

Përmes një statusi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Taulant Balla shkruan se Brukseli shpreh mbështetjen e plotë për hapjen e negociatave të Shqipërisë në qershor të 2019.

 

Reklamë

“Faleminderit Parlamentit Europian, grupeve më të mëdha politike nga e djathta️ në të majtë, për miratimin me unanimitet të Deklaratës Përfundimtare të Komitetit të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri, e cila fillon me këtë fjali: Rishprehim mbështetjen e plotë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian në Qershor 2019. Jam krenar që Shqipëria ka këtë mbështetje kaq të madhe në PE. Shënim: Jam i keqardhur për teatrin e radhës së opozitës edhe këtu, ku duhet të jemi të gjithë bashkë për Shqipërinë, që Duam.”

 

Ndërkohë opozita shqiptare vendosi që të bojkojtojë këtë takim në Bruksel, pasi kërkoi largimin e Ballës, ndërsa ky i fundit e cilëson ngjarjen si teatër.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë