Balla: PE i kërkon Këshillit fillimin e bisedimeve për Shqipërinë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se Parlamenti Europian mbështet dhe i kërkon Këshillit fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Balla përmes një postimi në Facebook, shkruan se gjatë qendrimit në Bruksel sëbashku me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi zhvilluan një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian.
“Parlamenti Europian mbështet dhe i kërkon Këshillit fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Takime me Kryetarin e Parlamentit Europian David Sassoli, me Kryetarin e Komitetit të Politikës së Jashtme David McAllister, me Zëvendëskryetarin e grupit PPE Andrey Kovatchev, me Kryetarin e Delegacionit të PE me Shqipërinë Manolis Kefalogiannis si dhe me Zëvendëskryetaren e Delegacionit të PE me Shqipërinë Bettina Vollath”.
https://www.facebook.com/b.taulant/videos/405769790319209/




