Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla prezantoi në Elbasan vendimin e Kryesisë së PS për bashkëdrejtimin e Organizatave Socialiste.

 

Në një deklaratë për mediat Balla u shpreh:

 

 

“Secila prej 5000 organizatave socialiste në territor të bashkëdrejtohet nga një burrë dhe një grua.Më 16 Nëntor votohen sipas parimit 1 anëtar 1 votë delegatët e Kongresit të PS.Janë ngritur komisionet e zgjedhjeve në PS për çdo bashki dhe njësi administrative.”

 

Balla shprehu keqardhje për qëndrimin vijues destruktiv të Partisë Demokratike ndaj Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, duke dalë hapur kundër detyrave të vendosura nga Bundestagu gjerman.

 

Lidhur me Reformën Zgjedhore, Bundestagu kërkon që “të merret vendim për reformën zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR, sigurimi i një financimi transparent të partive dhe fushatave zgjedhore si dhe të bazohet në rezultatet e Komisionit af-hoc të reformës zgjedhore”. E qartë kristal: vetëm përmes përfshirjes në Komision duhet të vijojë puna për përmbylljen e kësaj Reforme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *