Subscribe

Protesta e opozitës në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit”, për Partinë Socialiste nuk tregon gjë tjetër veç frikës që PD- PL kanë nga drejtësia.

 

Nga Fieri, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se opozita kërkon të largojë vëmendjen nga rihetimi i dosjeve të “Gërdecit” dhe “21 Janarit”.

 

 

TAULANT BALLA

KREU I GRUPIT PARLAMENTAR TE PS

“Protesta është për t’iu kundërvënë drejtësisë. Që ditën që në spak u thërrit i biri i Sali Berishës, u njoftua protesta. Atë ditë që doklën povat e reja për 21 Janarit, u blliokua kuvendi, gfakto që drejtësia po hedh dritë mbi këto dy ngjarje që janë ngjarje epokale të korrupsionit të Sali Berishës.”

 

Sipas Ballës, të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar se kush udhëheq sot opozitën.

 

 

TAULANT BALLA

KREU I GRUPIT PARLAMENTAR TE PS

 

“Sali Berisha sot ka thirrur një protestë që të justifikojë hallin e tij. Ai është shpallur non grata për korrupsion të nivelit të lartë. A kanë shqiptarët dyshim se ai nuk ka bërë korrupsion të nivelit të lartë? Ka ikur koha që Sali Berisha dhe Ilir Meta mund të pretendojnë se mund t’i marrin shqiptarët për budallenj.”

 

Taulant Balla tha se shqiptarët do të dinë kë të zgjedhin më 14 maj dhe në Qarkun e Fierit, sipas tij, fitorja e socialistëve do të jetë e thellë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *