E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Balla paralajmëron për përmbytje zonën e Divjakës: Largoni bagëtitë nga…

Duke marrë shkas nga situata e krijuar si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, deputeti socialist, Taulant Balla ka paralajmëruar banorët e zonës së Divjakës për përmbytje.

 

Sipas tij, prurjet janë të larta dhe vijimi i reshjeve në Librazhd mund ta rrisë edhe më tej nivelin e Shkumbinit. Për këtë arsye, ai i bën thirrje banorëve për të larguar bagëtitë apo mjetet bujqësore nga tokat përgjatë lumit nga Çerma e sipërme dhe çermat e tjera përgjatë Shkumbinit.

 

“Papër, Elbasan. Këtu është vendi i duhur për të parë nivelin e prurjeve të Shkumbinit, të cilat mund të rrezikojnë ekonomitë bujqësore në Bashkinë e Divjakës. Prurjet janë të larta dhe vijimi i reshjeve  në Librazhd mund ta rrisë edhe më tej nivelin e Shkumbinit. Prandaj duhen larguar bagëtitë apo mjetet bujqësore nga tokat përgjatë lumit nga Çerma e sipërme dhe çermat e tjera përgjatë Shkumbini.”

Më shumë video

Reklamë