Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla akuzoi opozitën se po bën çdo përpjekje për të penguar integrimin europian të vendit.

 

Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se çdo aksion I opozitës është një përpjekje për të dëmtuar të ardhmen europiane.

 

Ai u kërkoi deputetëve të rinj të Parlamentit që të votojnë ligjet e mbetura të reformës në drejtësi pasi është një pikë themelore për integrimin e vendit.

 

“Vota juaj dhe e opozitës t’i bashkohet votës tonë për reformën në drejtësi. Është themeli kryesor i rrugës europiane të Shqipërisë e që unë besoj se pavarësisht ndasive, kur bëhet fjalë për të mirën e vendit duhet të bëhemi të gjithë bashkë. Kolegët tuaj sot po bëjnë gjithçka për të dëmtuar të ardhmen europiane.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *