E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 26 minuta më parë
Video · Politikë

Balla: Opozita pengon integrimin por ne jemi optimistë

Taulant Balla ka akuzuar ashper opoziten per mosfunksionimin sic duhet te Keshillit Kombetar te Integrimit Evropian.

“Këshilli Kombëtar integrimit bën bashkë të gjitha institucionet dhe ka peshë të rëndësishme në aspiratën për integrimin europian. Veprimtaria e këshillit të integrimit është prekur dhe dëmtuar nga bojkoti i opozitës. Nuk është mbledhur cdo dy muaj sic parashikohet.”

Keto deklarata Balla i beri gjate prezantimit te raportit vjetor te punes se ketij Keshilli, raport i cili bëhet i ditur nje dite perpara publikimit te Raportit nga Komisioni Evropian, per te cilin Kryetari i Grupit parlamentar socialist, ishte shume optimist.

“Raporti shqyrtohet një ditë para publikimit të progres raportit të KE, ku pritshmëritë tona bazuar në reformat e ndërmarra, janë rekomandimi për nisjen e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë në BE.”

Reklamë

 

Raporti i brukselit zyrtar pritet të pasohet nga vendimi i këshillit Evropian për hapjen ose jo te negociatave.

Më shumë video

Reklamë