E martë, 29 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Balla: Opozita betejë idioteskë për të penguar Unazën e Re

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla tha nga foltorja e Kuvendit se projketi i Unazës së Re do të vazhdojë pavarësisht protestës së banorëve.

 

Reklamë

Ai akuzoi opozitën se po bën çmos që të pengojë realizimin e këtij projekti duke e quajtur përpjekjen e PD një betejë idioteske.

 

Balla shtoi gjithashtu se Basha ka qenë pjesë e realizimit të projektit për zgjerimin e Unazës, ndryshe nga sa pretendon tani.

 

Numri dy i PS tha se është e turpshme që PD dhe LSI dalin kundër sa herë ka një projekt zhvillimorë.

 

Më tej, ai u ndal edhe tek buxheti I vitit 2019, të cilin e konsideroi më të madhin sa i takon investimeve.

 

Balla shtoi se është detyrim i partive opozitare që të jenë në Kuvend dhe se mungesa e tyre në sallë është e pajustifikuar.

 

 

Më shumë video

Reklamë