Drejtuesi Politik i PS në Elbasan, Taulant Balla sulmoi kundërshtarët politikë gjatë një takimi në Mengel.

 

Sipas tij, ndryshimi nuk mund të vijë nga figurat e opozitës që e kanë patur disa herë pushtetin.

 

“Oferta që vjen nga krahu tjetër janë grushtat mbi sipërmarrjen. Kjo është oferta që sjell sot PD. Partia Demokratike vjen kërkon votat në Mengel apo në Labinot me njerëz të cilët guxojnë të ngrejnë dorën mbi sipërmarrjen. E njerëzit duhet të kuptojnë që nuk ka kohë për pushim.Nuk ka një alternativë tjetër më të mirë se ajop që ofron Edi Rama dhe Partia Socialiste. Ajo që duhet të bëjmë domosdoshëmërisht është të garantojmë mbështetje për të rinjtë. E vërteta është që këtu në Elbasan, numri i shkollave të rindërtuara, të rikonstruktuara po rritet dita-ditës. Një parti që thonë që është Luli kryetar, por në fakt është Saliu. Nuk po merrem me ekipin e LSI-së se ekipi i LSI është një thes i mbushur me njerëz të fshehur nga Drejtësia. Çfarë mund t’i japë më Mengëli Elbasani dhe gjithë Shqipëria Sali Berishës dhe Ilir Metës? Sali Berisha dy herë kryeministër, dyherë President, Ilir Meta dy herë kryeministër, njëherë Kryetar Parlamenti, njëherë President. E çfarë ndryshimi do sjellin këta? Vota në 25 prill është një votë për t’i dhënë mundësinë Edi Ramës që atë që ka bërë në çdo cep të Shqipërisë, të vijë ta bëjë edhe këtu në Mengel.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *